Rrahu gjyqtarin në fushë, dënohet ish mesfushori i njohur rus

Futboll

Rrahu gjyqtarin në fushë, dënohet ish mesfushori i njohur rus

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 10:03
Roman Shirokov

Ish-futbollisti rus, Roman Shirokov është gjobitur me 100 orë pune në komunitet pas sulmit ndaj një gjyqtari.

39-vjeçari mori pjesë në një turne amator në gusht, ku u revoltua nga vendimi i gjyqtarit Nikita Danchenko për t’i mos dhënë një penallti në fillim të ndeshjes.

Danchenko përjashtoi Shirokovin, dhe më pas ai goditi gjyqtarin me dorë dhe këmbë.

Shirokov i dha fund karrierës në vitin 2016, derisa tani ai i ka kërkuar falje gjyqtarit për veprimet e tij.

Ai kishte një karrierë të pasur si futbollist, derisa pjesën më të madhe e kaloi te Zeniti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat