Legjenda e Arsenalit i bënë thirrje Artetas ta largojë nga klubi Mustafin

Futboll

Legjenda e Arsenalit i bënë thirrje Artetas ta largojë nga klubi Mustafin

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 08:00
Mustafin

Legjenda e Arsenalit, Ian Wright ka folur për Mustafin dhe futbollistë të tjerë të Arsenalit.

Wright ka këshilluar Artetan që të largojë disa futbollistë dhe t’i jap më shumë hapësirë futbollistëve të rinj.

“Ju po e shihni Willians dhe ai nuk po luan mirë. Pse po luani me Kolasinac dhe Mustafin? Unë preferoj të shoh Saliba, i cili po luan në U-23, unë do të shihja Smith Rowe dhe diçka ndryshe”, deklaroi Wright.

Arsenal gjatë ditës së sotme arriti fitore kundër Chelseas, ku shënoi edhe Granit Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat