Vit i madh për shqiptarin, më i miri në Kroaci, kualifikohet në Evropian dhe ja çfarë pret!

Futboll

Vit i madh për shqiptarin, më i miri në Kroaci, kualifikohet në Evropian dhe ja çfarë pret!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:08
Vit i madh për shqiptarin, më i miri në Kroaci, kualifikohet në Evropian dhe ja çfarë pret!

Futbollisti Arian Ademi padyshim se ka pasur një vit të madh, e para me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut u kualifikuan në EURO 2020, pastaj para disa ditësh u zgjodh futbollisti më i mirë për vitin 2020 në Kroaci. Ai është kapiten i skuadrës së famshme kroate, Dinamo nga Zagrebi. 

Lojtari i shkëlqyeshëm, në një intervistë për mediat kroate, zbuloi se ndër më meritorët për vendimin e tij për të luajtur për Maqedoninë është ish-lojtari i kombëtares Agim Ibraimi.

“Një rol të madh në vendimin tim ka Agim Ibraimi, i cili luajti për Shkendijën, Mariborin, Astanën…

Kush e di, mbase po të mos ishte ai nuk do të kisha pranuar ftesën, por nga këndvështrimi aktual jam i bindur që kam marrë vendimin e duhur. Unë jam vlerësuar në Maqedoni, jam i respektuar në maksimum dhe me të vërtetë kënaqem sa herë që shkoj atje", tha mes të tjera Ademi.

Kapiteni i Dinamos është gjithashtu optimist kur bëhet fjalë për gjasat e Maqedonisë në EURO 2020.

"Unë sinqerisht besoj se ne mund ta kalojmë grupin, unë jam i bindur për këtë. Ne jemi një ekip i vërtetë, trajneri e ka bashkuar shumë mirë këtë ekip kombëtar dhe unë e përgëzoj për këtë.

Ndoshta luanin mirë, por rezultatet mungonin. Tani situata është e kundërt, ne fitojmë edhe kur nuk luajmë më të mirën, kështu që jam i bindur se mund të arrijmë sukses edhe më të madh në Kampionatin Evropian", tha mes të tjera Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat