Shqiptari që po shkëlqen në Premier League: Nuk ka rëndësi se kush e shënoi golin

Futboll

Shqiptari që po shkëlqen në Premier League: Nuk ka rëndësi se kush e shënoi golin

Nga: K.Goca Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 13:43
Shqiptari që po shkëlqen në Premier League: Nuk ka rëndësi se kush e shënoi golin

Futbollisti shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut,  Ezgijan Alioski, ka bërë lojë të mirë në fanellën e Leeds-it, duke e ndihmuar me një gol të bukur për fitoren 0:5 kundër West Bromwich-it, në kuadër të javës së 16-të në Premier League.

"Më pëlqen mënyra se si luajmë, si ekip së bashku, dhe më pas golat vijnë vetë. 

Nuk ka rëndësi se kush e shënoi golin, me mënyrën se si ne luajmë, të gjithë në ekip mund të shënojnë, dhe kjo është forca jonë. 

Këto tri pika janë shumë të rëndësishme për ne. Ne kemi dashur ta përfundojmë vitin me një fitore, ky ishte qëllimi dhe jemi të lumtur që e arritëm atë", - tha Alioski pas ndeshjes së mbrëmshme, duke shtuar: “Mundohem të mësoj nga trajneri im çdo ditë. 

Çdo mundësi që ai më jep, mundohem ta shfrytëzoj për të përparuar në mbrojtje. 

Unë e di që kemi kaq shumë fuqi në sulm, unë mund të sulmoj sepse jam një anësor, por dëshira ime është të mësoj se si të mbrohem dhe në të njëjtën kohë të sulmoj lirshëm".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat