Ibrahim Arifi - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Ibrahim Arifi - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 janar 2021 Në ora: 19:25
Ibrahim Arifi - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Në vitet e 90-ta, sportistët shqiptarë të Kosovës, u ballafaquan me probleme të mëdha dhe kërcënime të rënda nga okupatori serb.

Ibrahim Arifi i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë ndër futbollistët më të mirë në vitet e 90-ta (1991-1999), një periudhë me sukses ka luajtur me Flamurtarin, pastaj me Besëlidhjen e Prishtinës.

Arifi ishte angazhuar me mish e më shpirt në at periudhë, duke dhënë gjithçka nga vetja në fushën e lojës.

Si mijëra sportistë të tjerë, edhe Arifi u përballë me kërcënime të milicisë serbe por asnjëherë nuk u ndal dhe as që u dorëzua, por me krenari ka luajtur në garat e Republikës së Kosovës, në livadhe dhe fusha të improvizuara. 

Ai është krenar që ishte pjesë e asaj Gjenerate të Sakrificës dhe që e sfiduan regjimin serb, në anën tjetër e mbajtën gjallë sportin. 

Arifi ishte shembull në fushën e lojës po ashtu edhe jashtë saj, kontributi i tij ka qenë i madh për futboll dhe në përgjithësi për sportin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat