Arsenal i gatshëm për sfidën e radhës, marin lajme të mira

Futboll

Arsenal i gatshëm për sfidën e radhës, marin lajme të mira

Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:27
Kieran Tierny

Përpara ndeshjes ndaj Newcastle United, klubi i Arsenalit ka marrë lajme të mira pasi Kieran Tierny duket të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Skocezi pati probleme në ndeshjen e fundit të Gunners ndaj Crystal Palace, me ç’rast edhe u largua nga fusha.

Siç raporton The Athletic, ai nuk ka probleme sikurse mendohej në fillim dhe kësisoj pritet të marrë dritën e gjelbër për ndeshjen e ardhshme.

23 vjeçari ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë të Gunners në javët e fundit dhe ka kontribuar në katër gola për Arsenalin.

Pasi nuk arritën që të fitojnë ndaj Crytal Palace, u ndanë me rezultat të barabartë 0-0, Topçinjtë po shikojnë përpara për duelin ndaj Newcastle United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat