Ruiz ka një mesazh pas rezultimit pozitiv naj COVID-19

Futboll

Ruiz ka një mesazh pas rezultimit pozitiv naj COVID-19

Më: 16 janar 2021 Në ora: 23:38
Fabian Ruiz

Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz, ka reaguar me një mesazh pas rezultimit pozitiv ndaj COVID-19.

Fabian Ruiz dërgoi një mesazh në profilin e tij, Instagram pasi rezultoi pozitiv për COVID-19, që do të thotë se mesfushori i Napolit është jashtë Supercoppa Italiana kundër Juventusit.

Reprezentuesi i Spanjës është vetë-izoluar në shtëpi dhe është duke ndjekur protokollin anti-COVID-19.

“Po e shkruaj këtë për t’ju informuar se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv për COVID-19”, tha ai.

“Unë jam duke u izoluar në shtëpi dhe duke ndjekur të gjitha protokollet e vendosura nga Napoli dhe Serie A. Unë ju falënderoj jashtëzakonisht shumë për të gjitha mesazhet e mbështetjes që po marr”, tha Ruiz.

“Unë jam duke bërë mirë dhe familja ime po ashtu është mirë. Do të kthehem duke punuar më shumë për ekipin kur të shërohem plotësisht, ndërkohë do të vazhdoj të mbështes ekipin nga shtëpia ime. Ju lutem të gjithëve, ju lutemi të bëni kujdes, si për veten tuaj, ashtu edhe për të tjerët. Ndiqni udhëzimet dhe masat shëndetësore që janë të nevojshme për të shmangur përhapjen e këtij virusi. ‘Forza Napoli gjithmonë!'”, përfundoi Fabian Ruiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat