Urinoi te shtylla e portës para ndeshjes, ja çfarë ndodhi pastaj me trajnerin

Futboll

Urinoi te shtylla e portës para ndeshjes, ja çfarë ndodhi pastaj me trajnerin

Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:11
Urinoi te shtylla e portës para ndeshjes, ja çfarë ndodhi pastaj

Një trajner i portierëve në Zambi është përjashtuar pasi spërkati shtyllat e portës dhe urinoi përpara një ndeshjeje të kampionatit.

Çarls Çilesh, trajneri që stërvit portierët e skuadrës Forest Rejnxhërs, u filmua duke shkelur kodin e etikës në fushë përpara se ekipi i tij të përballej me Prizën Leopards.

Çilesh spërkat shtyllat e portës me një solucion dhe më pas urinon. Por, ai është shoqëruar nga forcat e rendit jashtë fushe.

Federeta e Futbollit të Zambisë vendosi më pas ta përjashtonte trajnerin për shkelje të etikës dhe sjellje të pahijshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat