Brahim Vojvoda - sulmues i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Brahim Vojvoda - sulmues i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2021 Në ora: 17:54
Brahim Vojvoda - sulmues i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Të jesh sportist në vitet e 90-ta, ka qenë njësoj sikur të jesh në uniformë ushtarake kundër regjimit serb.

Në vitet e 90-ta (1991-1999), populli shqiptarë i Kosovës ka përjetuar terror të paparë në historinë e njerëzimit nga pushtuesi serb.

Brahim Vojvoda i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër sulmuesit më të dalluar në Gjeneratën e Sakrificës.

Me sukses të madh ka luajtur më petkun e Skenderajt, duke dhënë kontribut të madh.  Vojvoda ishte prej sulmuesve më të frikshëm të asaj kohe për portierët rivalë.

Në asnjë rrethanë nuk u ndal përkundër kërcënimeve të llojllojshme nga regjimi serb por me krenari dhe guxim ka luajtur në garat e Republikës së Kosovës, në fusha të improvizuara, si në Klinë të epërme, Kçiq i Madh, Sremkovnicë etj.    

I urtë, i fjalës, luftarak në fushë dhe i shoqërueshëm jashtë fushës.

Ai ndihet krenar për sakrificë që ka bërë, që me një armatë sportistësh iu kundërvunë agresorit serb dhe në kushte të rënda zhvilluan garat në ara dhe fusha të improvizuara, por për asnjë çmim nuk lejuan që sporti të ndalet! E dhanë tërë energjinë dhe e mbajtën gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat