​U lirua nga Arsenali, Klopp kontakton 32 vjeçarin

Futboll

​U lirua nga Arsenali, Klopp kontakton 32 vjeçarin

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:56
Sokratis Papastathopoulos

Liverpooli ka nisur kontaktet me Sokratis Papastathopoulos pas largimit të tij nga Arsenali, raporton “The Athletic”.

“The Reds” janë lidhur me 32-vjeçarin, i cili u la i lirë nga “Gunners” javën e kaluar, për të diskutuar situatën e tij mes mungesës së opsioneve mbrojtëse në “Anfield Road.”

Sidoqoftë, Sokratis duket se do të bashkohet me Olympiacosin në vend të Liverpoolit.

Kjo do të thotë që ish-ylli i Borussia Dortmundit nuk do të ribashkohet me Jurgen Kloppin tek “Merseyside”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat