Ismet Munishi tregon se cili lojtarë i mbivlerësuar dhe cili është i nënvlerësuar te Kosova

Futboll

Ismet Munishi tregon se cili lojtarë i mbivlerësuar dhe cili është i nënvlerësuar te Kosova

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 00:01
Ismet Munishi

Ismet Munishi është rikthyer t’i komentojë futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës.

Ai është pyetur për futbollistin më të mbivlerësuar dhe më të nënvlerësuar në përfaqësuese.

Ish-trajneri i Ballkanin ka thënë se Atdhe Nuhiu është futbollisti më i mbivlerësuar, kurse Bernard Berisha sipas tij meriton më shumë.

“Futbollisti që vlerësohet më shumë se që e meriton në përfaqësuese është Atdhe Nuhiu, ka dhënë kontribut, por nuk i bëjmë nder nëse e ftojmë dhe ai luan vetëm pesë minuta”.

“Atë vend duhet ta zëvendësojë dikush tjetër, për shembull Mirlind Daku, i cili ka dhënë 21 gola për 18 ndeshje këtë edicion”.

“Ndërkaq, lojtari më i nënvlerësuar aty është Bernard Berisha i cili ka merituar më shumë minutazh”, ka thënë Ismet Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat