Reali publikon listën e lojtarëve, rikthehen Kroos dhe Carvajal

Futboll

Reali publikon listën e lojtarëve, rikthehen Kroos dhe Carvajal

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:28
Daniel Carvajal dhe Toni Kroos

Real Madrid do të përballet me Valencian në kaudër të xhiros së 23-të të La Ligas.

Real Madrid do të ndeshet nesër me Valencian në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligas. “Los Blancos” po përballen me mungesa të shumta, por rikthimi i Kroos mund të jetë një shenjë pozitive për ta.

Rikthimi i Daniel Carvajal është një lajm i mirë, Lucas Vazquez po ashtu është rikthyer dhe është i gatshëm për ndeshje.

Lajmi më i mirë për Zidane, sigurisht është rikthimi i Toni Kroos, i cili mungoi shkaku i suspendimit.

Në listë mund të shihen edhe të rinj nga Real Castilla, Chust, Miguel dhe Arribas janë tre nga ta.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar nga Zinedine Zidane

Portierë: Courtois, Lunin, Altube

Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Mendy, Chust, Miguel

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Isco, Arribas

Sulmues: Benzema, Asensio, Lucas, Vinicus, Mariano

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat