Kur Neville refuzoi të shtrëngonte duart me Schmeichelin në tunel

Futboll

Kur Neville refuzoi të shtrëngonte duart me Schmeichelin në tunel

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:57
Kur Neville refuzoi të shtrëngonte duart me Schmeichelin në tunel

Rivaliteti ndërmjet dy skuadrave të Manchesterit ndonëse në një kohë ka qenë i zbehur, ai nuk ka munguar kurrë.

Gjatë vitit 2002, Gary Neville i Unitedit kishte refuzuar të shtrëngonte duart me portierin e Cityt atë kohë, Peter Schmeichel në tunel para se të futeshin në fushë.

Schmeichel u largua nga United në vitin 1999 dhe kaloi dy vite në Sporting të Lisbonës në Portugali para se të kthehej në futbollin anglez te Aston Villa.

Pas një sezoni në Villa, ai u bashkua me rivalët e Unitedit, Manchester Cityn në një transferim falas në 2002.

Në tunel para ndeshjes, Schmeichel, me shiritin e kapitenit të vendosur, mori mirënjohje nga disa ish-kolegë të tij dhe shtrëngoi duart me portierin e Unitedit. Fabien Barthez.

Por kur ai arriti te kapiteni, Neville, duke i ofruar dorën ky i fundit refuzoi t’ia zgjaste dorën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat