Barcelona mund të fitojë 11 milionë euro në të ardhmen

Futboll

Barcelona mund të fitojë 11 milionë euro në të ardhmen

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 18:44
Barcelona mund të fitojë 11 milionë euro në të ardhmen

Megjithatë, Barcelona mund të përfitojë deri në 11 milionë euro nga Luis Suarez, pavarësisht se është raportuar se ai është transferuar si lojtar i lirë te Atletico Madridi.

Gazeta spanjolle ‘Sport’ shkruan se klubi katalunas tashmë ka përfituar 5 milionë euro nga largimi i Suarezit.

Por, nëse Atletico Madridi eliminon Chelsean dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, atëherë Barcelona do përfitojë edhe 2 milionë euro tjera.

Plus 2 milionë euro tjera, Barcelona do t’i përfitojë edhe bazuar në paraqitjet që regjistron sulmuesi uruguaian në këtë sezon me ‘Los Colchoneros’.

Sipas gazetës spanjolle, nëse 34 vjeçari qëndron në ‘Wanda Metropolitano’ edhe për sezonin e ardhshëm, atëherë Atletico Madridi do t’i paguajë edhe 2 milionë euro të tjera Barcelonës dhe kështu katalunasit do të mund të marrin në total 11 milionë euro, nëse realizohen gjërat e lartpërmendura.

Kujtojmë që Luis Suarez iu bashkua skuadrës së Diego Simeones në shtator të vitit të kaluar. Reprezentuesi i Uruguait momentalisht është golashënuesi më i mirë në La Liga me 16 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat