PSG kthehet te fitorja, Bersant Celina i pafat pasi shkaktoi penallti

Futboll

PSG kthehet te fitorja, Bersant Celina i pafat pasi shkaktoi penallti

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 19:05
Kylian Mbappe

PSG ka shënuar fitore si mysafir i Dijon me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 27 të Ligue 1.

Ndeshja nisi me gol për PSG-në që arritën të shënonin që në minutën e gjashtë.

Abdou Diallo gjeti Moise Kean i cili nga brenda zonës gjuajti për 1-0.

Në minutën e 30-të, futbollisti ynë Bersant Celina ishte i pafat, duke luajtur me dorë në zonë, ku gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë, Kylian Mbappe për 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë, PSG shënoi edhe një herë. Rafinha asistoi për Mbappe i cili shënoi për 3-0.

Krejt në fund kishte kohë edhe për një gol të Danilo që shënoi në minutën e 82-të për 4-0.

Me këtë fitore PSG kalon në pozitën e dytë me 57 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat