Chiesa: Juventusi ende beson në Scudetto, do të luftojmë deri në fund

Futboll

Chiesa: Juventusi ende beson në Scudetto, do të luftojmë deri në fund

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 08:35
Chiesa: Juventusi ende beson në Scudetto, do të luftojmë deri në fund

Federico Chiesa këmbëngul se Juventusi ende beson në Scudetto, edhe pas barazimit befasues 1-1 me Hellas Verona.

Bianconerët humbën një mundësi ideal për t’i ofruar në pesë pikë liderëve të Interit, por kjo nuk ka ulur motivin e ekipit nga Torino që besojnë ende te titulli.

I tillë është edhe italiani Chiesa, i cili ka thënë pas barazimit me Veronën se Zonja e Vjetër ende beson se mund ta fitojë Scudetton këtë sezon.

“Është e vërtetë që po na mungojnë lojtarë të rëndësishëm, dhe të tjerët që nuk janë më të mirët, por ne jemi Juve dhe kjo nuk duhet të jetë alibi”, ka thënë fillimisht Chiesa për DAZN.

“Tani ne duhet të përqendrohemi në ndeshjen e së martës, sepse ne ende besojmë në Scudetto”.

“Ne duhet t’i japim meritë Veronës, pasi ata shtynë deri në fund dhe morën një barazim në shtëpi. Jemi të zemëruar, sepse duhet të ishim në epërsi, megjithëse ata morën kontrollin kur lodhja na goditi në fundin e ndeshjes”.

“Pavarësisht kësaj, ne jemi Juventus dhe duhet të fitojmë në këto ndeshje. Nuk është përvojë, këto janë vetëm detaje të vogla që po na mungojnë. Ne do të mësojmë nga kjo për të ardhmen”.

“Sidoqoftë, unë dhe të gjithë në Juventus ende besojmë në Scudetto dhe do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund”, përfundoi italiani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat