Batatina: Drita, Prishtina e Ballkani nuk kanë asgjë më shumë se ne

Futboll

Batatina: Drita, Prishtina e Ballkani nuk kanë asgjë më shumë se ne

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:19
Batatina: Drita, Prishtina e Ballkani nuk kanë asgjë më shumë se ne

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi Futbollistik “Llapi” ka shënuar fitore të madhe duke e mposhtur Ballkanin në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi sulmuesi anësor, Edon Sadriu, i cili u asistua për mrekulli nga mesfushori gjilanas, Arbnor Ramadani.

Pas kësaj ndeshje ka folur edhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Sipas Batatinës, skuadrat lidere ne klasifikim nuk kanë asgjë më shumë se skuadra e tij.

“Kemi qenë të vëmendshëm nga fillimi i takimit. Futbollistët u janë përgjigjur detyrave të stafit teknik për të cilat jemi marrë vesh gjatë seancave stërvitore dhe me një angazhim maksimal arritëm ta fitonim ndeshjen. Kjo fitore është e gjitha merita e futbollistëve.

“Podujeva është një qytet i madh me shumë fshatra dhe banor, prandaj këta djem po i përfaqësojnë më së miri ata, po e përfaqësojnë në mënyrë të dinjitetshme fanellën për të cilën ka luajtur Fadil Vokrri”, tha Batatina, shkruan gazetasheshi. 

“Ky vit është i joni, askush nuk mund të na ndal. Ballkani, Drita dhe Prishtina nuk kanë asgjë më shumë se ne. Objektivi ynë është dalja në Evropë dhe shpresoj ta realizojmë. Duhet të qartësojë edhe një gjë që e kemi rikthyer “Banjën e Luzhanit”, këtu nuk merr më pikë asnjë skuadër”, tha Batatina për ‘Art Sport’

Llapi tashmë renditet në pozitën e gjashtë me 26 pikë të mbledhura pas 22 ndeshjeve të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat