Trepça ’89 importon pikët e qetësisë! Shpëtim Idrizi ka stabilizuar ekipin 

Futboll

Trepça ’89 importon pikët e qetësisë! Shpëtim Idrizi ka stabilizuar ekipin 

Nga: K.G. Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:53
Trepça ’89 importon pikët e qetësisë! Shpëtim Idrizi ka stabilizuar ekipin 

Trepça ’89 nga Mitrovica importon tre pikë domethënëse dhe të qetësisë në elitën e futbollit të Kosovës.

Mitrovicasit si mysafir shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Besës nga Peja.

Për Trepçën ’89 realizuan Robert Rrahmani (28′), Muharrem Jashari (62’) dhe  për Besën Diar Halili (57’).

Trepça ’89 zë vendin e pestë me 31 pikë dhe Besa është në fund me 7 sosh.

Kryetrajneri Shpëtim Idrizi po bën një punë të madhe me Trepçën ’89 dhe e ka stabilizuan lojën e tyre, e  cila po jep frytet e saja javë pas jave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat