Pirlo mendon planin për ndeshjen me Lazion, këta janë futbollistët e lënduar!

Futboll

Pirlo mendon planin për ndeshjen me Lazion, këta janë futbollistët e lënduar!

Më: 5 mars 2021 Në ora: 23:13
Andrea Pirlo

Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Juventusit dhe Lazios, duel ky në kuadër të xhiros së 26’të në Serie A.

Trajneri i Juves, Pirlo do të futet në këtë takim me disa mungesa, bëhet fjalë për De Ligt i cili nuk ka stërvitur me klubin.

Trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’ zbuloi se disa nga lojtarët e tij mund të shërohen dhe tha se Aaron Ramsey dhe Nicolo Fagioli janë gati të përballen me Lazion të Shtunën.

“Këtë mëngjes, disa nga lojtarët e padisponueshëm janë stërvitur pjesërisht me ekipin, na duhet ende ditë për t’i rikuperuar disa”.

Rodrigo Bentancur doli pozitiv për koronavirus dhe Pirlo pranoi se do të duhet të ‘shpikë diçka’ kundër djemeve të Simone Inzaghi.

“Ashtë për të ardhur keq që Bentacur mungon, ne do të duhet të shpikim diçka për të vendosur formacionin më të mirë në fushë.”

Matthijs de Ligt ende nuk ka vazhduar stërvitjen me grupin, por Pirlo tha se reprezentuesi spanjoll Alvaro Morata po përmirësohet çdo ditë.

“De Ligt nuk është stërvitur ende,” vazhdoi Pirlo. “Nesër, do të shohim se si do të jetë ai.

“Leonardo Bonucci stërvitet pjesërisht, ai është pak më i mirë, por ai ka qenë jashtë për 16 ditë”, tha mes tjerash Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat