Alarm i kuq në Juventus, Ronaldo mund të humbasë ndeshjen ndaj Lazios

Futboll

Alarm i kuq në Juventus, Ronaldo mund të humbasë ndeshjen ndaj Lazios

Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:56
Cristiano Ronaldo

Mediat Italiane raportojnë se Cristiano Ronaldo mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme të Juventusit ndaj Lazios.

Në ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja kryesore për këtë javë në Serie A mes Juventusit dhe Lazios.

Ndërkohë, sulmuesi kryesor i Bianconeri, Ronaldo, raportohet se nuk është 100% i gatshëm për këtë ndeshje.

Për shkak të orarit të ngjeshur që kanë pasur këto javë, portugezi thuhet të ketë probleme me muskujt e tij.

Juventus është njëra nga skuadrat më të prekura me lëndime, ku Bonucci, Chiellini, De Ligt, Cuadrado, Arthur, Dybala, Bentancur që të gjithë janë të lënduar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat