Zidane: Do luftojmë deri në fund për titullin, lojtarët me thanë se ishte prekje me dorë

Futboll

Zidane: Do luftojmë deri në fund për titullin, lojtarët me thanë se ishte prekje me dorë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 21:13
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është deklaruar pas barazimit me Atletico Madridin.

Reali barazoi me rivalin lokal (1 – 1), por një prekje me dorë që arbitri vendosi të mos akordoi penallti as pas rishikimit të VAR-it, gjë që ka vendosur të gjithë në pikëpyetje.

Sipas Marca, VAR-i i kishte treguar arbitrit se ishte penallti, mirëpo arbitri kryesor vendosi ta rishikojë dhe vendimi i tij ishte negativ për “Los Blancos”.

I pyetur për këtë vendim të gjyqtarit, Zidane tha se duhet respektuar vendimi i arbitrit edhe pse lojtarët i kishin thanë se ishte prekje me dorë.

“Arbitri është personi që vendos. Nuk ndryshon asgjë. Nëse akordon penallti, atëherë është penallti dhe nëse jo, atëherë nuk beson se ishte penallti dhe asgjë nuk do ndryshojë këtu”.

“Duhet të respektojmë vendimin sepse nuk mund ta ndryshojmë. Lojtarët me thanë se ishte prekje me dorë, por ai e shikoi në VAR dhe vendosi të mos e jep”.

Tutje, Zidane lavdëroi dyshen Federico Valverde dhe Vinicius Junior që kanë humbur pozitën në 11-shen titullar.

“Të gjithë meritojnë të luajnë. Gjërat nuk do ndryshojnë, unë duhet të vendosi një formacion dhe pastaj të bëj zëvendësimet. Jam krenar për të gjithë sepse jemi në të njëjtën anije dhe do luftojmë deri në fund për titull”, përfundoi ai.

Real Madrid momentalisht renditët në pozitën e tretë me 54 pikë, pesë me pak se Atletico, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat