De Jong: Laporta na uroj suksese, besojmë në përmbysje

Futboll

De Jong: Laporta na uroj suksese, besojmë në përmbysje

Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:56
Frenkie de Jong

Lojtarët e Barcelonës e dinë se do ta kenë mjaftë të vështirë përmbysjen e rezultatit kundër PSG-së, por asgjë s’është e pamundur.

Këtë e ka bërë të qartë mesfushori Frenkie de Jong, që tha se objektivi i skuadrës është kualifikimi në fazën tjetër.

Holandezi zbuloi se skuadra beson se do e përmbysin shifrat edhe pse do jetë e vështirë.

“Shkojmë në Paris për të garuar. Ne besojmë se është e mundur. Duhet të besojmë në shanset tona dhe të tregojmë çfarë mund të bëjmë. Pas kësaj, do shohim çfarë ndodh”.

“Nuk e di nëse 1 – 4 ishte rezultat i drejtë, por është e qartë se nuk luajtëm mirë”, tha ai.

Tutje, i pyetur për mungesën e Neymarit, De Jong tha se është mirë për Barcelonën që braziliani mungon.

“Për mua Neymar është ndër lojtarët më të mirë në botë dhe kur nuk është i lirë, është më e lehtë. Nuk e di si ta them. Nëse nuk është aty, për skuadrën e PSG-së, është më lehtë”, vazhdoi ai.

Së fundmi, De Jong tha se është i lumtur me emërimin e Joan Laporta si president dhe zbuloi se ky i fundit i ka uruar suksese skuadrës.

“Jemi të lumtur që është president, kjo është e rëndësishme për klubin. Nuk e njoh personalisht, nuk kam biseduar me të, por jam i sigurt se do flas në të ardhmen dhe jemi shumë të lumtur që kemi president sërish”.

“Laporta na uroj fat, do shkojmë aty për të garuar dhe kjo është e gjitha”, përfundoi holandezi.

Mbetet të shihet nëse blaugranasit do arrijnë të bëjnë ‘mrekullinë’ e përmbysjes për t’u kualifikuar në fazën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat