Neymar braktis gjithmonë klubin kur familjarët kanë ditëlindjet

Futboll

Neymar braktis gjithmonë klubin kur familjarët kanë ditëlindjet

Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:22
Neymar braktis gjithmonë klubin kur familjarët kanë ditëlindjet

Neymar ishte i frustruar për faktin se mungoi në ndeshjen e parë të fazës së eleminimit direkt të Champions Leagues kundër Barcelonës muajin e kaluar.

Braziliani pësoi një dëmtim në fillim të shkurtit dhe u përjashtua si mundësi për të luajtur kundër ish-skuadrës.

PSG triumfoi 4-1 në ‘Camp Nou’, falë një hat-tricku brilant të Kylian Mbappes

Pavarësisht epërsisë bindëse, PSG po shpresonte se ai do të rikthehej për ndeshjen e së mërkurës në Paris.

Ata morën një lajm brilant kur Neymar u rikthye më herët këtë javë në stërvitje.

Mirëpo, ndeshja do të vijë shumë shpejtë për të.

Sipas ‘Goal’, PSG zyrtarisht e ka përjashtuar si mundësi që Neymar të luajë të mërkurën.

Gjiganti francez nuk dëshiron të rrezikojë me përgatitjen fizike të Neymarit dhe do ta mbajë jashtë.

Kjo nënkupton se mallkimi i ditëlindjes së motrës së vetë ka goditur përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat