Lojtari i Portos: E kemi studiuar Juventusin, kërcejnë gjtihnjë

Futboll

Lojtari i Portos: E kemi studiuar Juventusin, kërcejnë gjtihnjë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:25
Mbamba

Juventusi mori një eliminim shokues për të dytin vit radhazi në Champions League. Ai gol i shënuar në minutën e 115 të takimit nga goditja e dënimit rezultoi fatal për bardhezinjtë.

Por ai ekzekutim perfekt nuk i përket rastësisë.

Lojtari i Portos, Chancel Mbamba, është shprehur pas përfundimit të ndeshjes se skuadra e tij ka studiuar mënyrën se si reagon muri mbrojtës i Juventusit në goditjet e dënimit.

Për këtë arsye, Oliveira vendosi ta dërgonte topin poshtë këmbëve të futbollistëve të “zonjës së vjetër”, të cilët kërcyen të gjithë duke i hapur kështu rrugën golit.

“Ne pamë video të Juventusit dhe studiuam se si muri mbrojtës i tij sillej në goditjet e lira. Vumë re se ata gjithmonë kërcejnë dhe kështu që kemi punuar shumë për këtë në stërvitje. Goli për 2-2 që na lejoi të kalonim është rezultat i punës sonë”, ka thënë Chancel Mbamba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat