Struga Trim Lum mëson rivalin e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Struga Trim Lum mëson rivalin e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Nga: K.G. Më: 16 mars 2021 Në ora: 23:10
Struga Trim Lum mëson rivalin e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Skuadra shqiptare Struga Trim & Lum mëson kundërshtarin e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.  Ata do ta takohen me Sileksin nga Kratova.

“Kemi mësuar emrin e kundërshtarit për në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Goglat në këtë fazë na i servuan ekipin e Sileksit.

Këtë ndeshje do ta zhvillojmë si vendas me datë 7 prill, ndërsa fituesi do të luaj në finalen e madhe të 19 majit.

 Kujtojmë kjo është hera e parë që do të luajmë në gjysmëfinale dhe është një mundësi e artë për herë të parë në historikun tonë të luajmë në finalen e madhe”, thuhet nga Struga Trim & Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat