Bytyçi ftohet në kombëtare, Bakaj: Asnjëherë nuk kam dyshuar 

Futboll

Bytyçi ftohet në kombëtare, Bakaj: Asnjëherë nuk kam dyshuar 

Nga: K.G. Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:11
Bytyçi ftohet në kombëtare, Bakaj: Asnjëherë nuk kam dyshuar 

Ish futbollisti i mirënjohur i Lirisë nga Prizreni, Bekim Bakaj, aktualisht trajner, ka bërë të ditur se Altin Bytyçi, është ftuar në Kombëtaren e Shqipërisë U-21.   

“Sot morëm një lajm shumë të mirë. Futbollisti Altin Bytyçi mori ftesën e Kombëtares Shqiptare U-21, ku asnjëherë s’kam dyshu në kualitetet e tij që një dit do të na bëj krenar, ngase ajo që  karakterizon Altinin është karakteri i fortë.

Djalosh i dëgjuar, punëtor, i disiplinuar, me një fjalë profesional në punën dhe qëllimin që ja ka venë vetes dhe asnjëherë nuk u dorëzu, edhe pse për të arritur deri këtu u dashtë shumë punë, mund e sakrificë.

Kjo është vetëm një fillim i rrugës për të arritur atje ku ëndrra bëhet realitet”, shkruan Bakaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat