KF Fushë Kosova: Falënderojmë KF Dushkajën për sulmet, sharjet dhe ofendimet! 

Futboll

KF Fushë Kosova: Falënderojmë KF Dushkajën për sulmet, sharjet dhe ofendimet! 

Nga: K.G. Më: 21 mars 2021 Në ora: 16:43
KF Fushë Kosova: Falënderojmë KF Dushkajën për sulmet, sharjet dhe ofendimet! 

Fushë Kosova sot fitoi në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj Dushkajës, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll. Sipas Fushës Kosovës, janë sulmuar nga vendasit.

“Përveç rezultatit pozitiv tjerat duhen të harrohen në këtë ndeshje futbolli ku vetëm futboll nuk kishte.

Falënderojmë KF Dushkajën për sulmet ndaj kryesisë sonë dhe sharjeve dhe ofendimeve në drejtim të gjithë pjesëtarëve të klubit tonë.

Presion të madh kishin edhe gjyqtarët me anë të cilës ndikuan në vazhdimin e lojës për 9 minuta nga 4 minuta të sinjalizuar, vlen të theksohet ku përfaqësuesi zyrtar i KF Dushkajës në minutën e 90-të futet në fushë për të 4-herë në tentim sulmi ndaj gjyqtarit kryesor për sinjalizimin 4 minuta lojë shtesë ku u desh edhe ndërhyrja e policisë, për fat të keq u sulmua e gjithë kryesia e klubit, ku është kapur telefoni i anëtarit tonë të kryesisë si dhe sulmi ndaj Presidentit të klubit tonë. 

E gjitha kjo ndodhi ne pranin e Policisë së Kosovës, ku ne si klub i posedojmë të gjitha videot të cilat do ti dorëzojmë në FFK.

Ftojmë organet e federatës sonë që të merret seriozisht me këtë çështje për të mirën e futbollit tonë. Stop dhuna në futbollin e Kosovës”, reagon Fushë Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat