Daja flet për gjykimin: Merrem me arbitrat se më pyesni

Futboll

Daja flet për gjykimin: Merrem me arbitrat se më pyesni

Më: 21 mars 2021 Në ora: 19:14
Daja flet për gjykimin: Merrem me arbitrat se më pyesni

Partizani-Teuta ka mbyllur javën e 25 të Kategorisë Superiore. Dueli mes dy pretendenteve për titull për këtë sezon ka përfunduar në një barazim 0-0, duke bërë që skuadrat të humbasin rastin për të marrë kryesimin e kampionatit. Në përfundimt të takimit, vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Gol pas goli“ në “Supersport“.

Ilir Daja (Partizani): “Edhe kur ka mbaruar ndeshja në Laç, ku ishin shumë skuadra, jam marrë me arbitrin sepse më keni pyetur dhe jam përgjigjur. Ajo që do të thosha, është se gabojnë të gjithë, edhe arbitrat. Ajo që them unë, është: Pse nuk gabohet një herë në favorin tonë? Gjithsesi, nuk dua ta ngatërroj ndeshjen me arbitrimin, pasi ka ekspertë në FSHF që e shohin 30 herë dhe sërish i japin të drejtë arbitrave.

Besoj se kemi bërë një pjesë të parë goxha të mirë, kemi ndier në disa minuta presionin e Teutës, për vetë faktin që kemi shpenzuar shumë energji në 120 minuta në Kupë.

Përveç kësaj, prishëm dhe pak ekuilibrat në mesin e fushës, me zhvendosjet e panevojshme të Bardhit dhe Muratajt.

Gjithsesi, ekipi bëri mirë sot dhe provoi gjithçka kundër një rivali të fortë si Teuta dhe si përfundim, kemi dhe një gol të mohuar, siç e thatë dhe ju. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, t’i marrim ndeshjet në vazhdim si finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat