Laçi ka pësuar në ndeshjen e javës së 25-të në Superioren shqiptare nga kampionia në fuqi, Tirana.
Kryeqytetasit triumfuan me rezultat të ngushtë 1:2 te Laçi.
Golin e vetëm për Laçin e ka shënuar futbollisti nga Kosova, Mentor Mazrekaj, por kësaj radhe ka mahnitur të gjithë duke dërguar topin në portë nga korrneri.
Mazrekaj është një ndër lojtarët më të mirë të momentit te skuadra shqiptare.