Abidal: Shkova në Paris për të nënshkruar me Neymarin, ja çfarë ndodhi atje

Futboll

Abidal: Shkova në Paris për të nënshkruar me Neymarin, ja çfarë ndodhi atje

Më: 22 mars 2021 Në ora: 14:40
Eric Abidal

Eric Abidal ka zbuluar se derisa ishte duke punuar si drejtor sportiv te Barcelona mund ta kishte rikthyer Neymarin në “Camp Nou” në vitin 2019 por bordi i klubit vendosi që të nënshkruajë më Antoine Griezmann.

“Dhjetë ditë para se të mbyllej merkato unë isha në Paris për të biseduar me Leonardon, drejtorin sportiv të Paris-Saint-Grmain dhe ishim duke folur për Neymar.”, tha Abidal për “The Telegraph.

"Unë mendoj se nëse CEO i klubit shkon në Paris, kjo është për shkak se ne mund ta nënshkruajmë me atë. Nëse nuk do të nënshkruanim me Griezmann më parë, unë mendoj se 100 përqind mund të kishim ri-nënshkruar me Neymar sepse ajo që na duhej ishte një anësor dhe kur Neymar ishte në Barcelonë ishte i mahnitshëm.”

"Kjo nuk ka të bëjë me atë se cili lojtar është më i mirë, ishte ajo që mendova se ishte pozicioni që na duhej në atë kohë. Ekipi kishte nevojë për një sulmues të vërtetë. Presidenti vendosi të nënshkruajë me Griezmann.”

"Një nga argumentet kundër Neymar ishte se ai kishte një çështje gjyqësore kundër klubit, kështu që nuk është e lehtë. Ata thanë se ai do të duhej të ndalonte procesin gjyqësor nëse dëshironte të kthehej. Ky nuk ishte problemi im sepse nuk isha në klub kur ndodhi ajo mosmarrëveshje. Sipas mendimit tim, unë mund të nënshkruaja me lojtarin, por kjo nuk ndodhi. ”, tha në fund Abidal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat