Serbët të habitur me Spanjën: Vetëm Suedia ka njohur pavarësinë e Kosovës

Futboll

Serbët të habitur me Spanjën: Vetëm Suedia ka njohur pavarësinë e Kosovës

Më: 31 mars 2021 Në ora: 18:50
Serbët të habitur me Spanjën: Vetëm Suedia ka njohur pavarësinë e Kosovës

Kosova është në grupin B kualifikues për Kampionatin Botëror në futboll, me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Disa media në Serbi ende nuk po mund të besojnë as ta imagjinojmë se sonte do të intonohet himni në Sevilla të Spanjës dhe po ashtu do të valojë Flamuri i Kosovës, veç dje është vendosur Flamuri në stadium. 

Media serbe “Espreso”, me nervozizëm shkruan, se Kosova është në grup që vetëm Suedia e njeh pavarësinë e saj. 

“Televizioni spanjoll do të injorojë himnin dhe flamurin e "Kosovës. 

Nga vendet me të cilat ata janë në Grupin B, vetëm Suedia ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Dueli midis Spanjës dhe të ashtuquajturave përzgjedhja e Kosovës në kuadër të grupit B të kualifikueseve për Kupën e Botës në Katar në 2022, ka rritur tensionet.

Mikpritësi njoftoi shumë kohë më parë se nuk dëshiron që të presë futbollistët nga një vend që pavarësinë e të cilit nuk e njeh. Sidoqoftë, ashtu si me rastin e Ukrainës në kualifikimet e EURO 2020, spanjollët u kërcënuan me një dënim nga UEFA, domethënë FIFA, kështu që ata u tërhoqën.

Por më pas ata nuk pranuan të intonohet himni dhe të shpaloset Flamuri i Kosovës por i detyruan që ta bëjnë edhe këtë”, shkruan mes të tjera ky medium që shkarravit si gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat