Pesë lojtarë të Kosovës azil në Spanjë, jep dorëheqje Agim Ademi

Futboll

Pesë lojtarë të Kosovës azil në Spanjë, jep dorëheqje Agim Ademi

Nga: Kemajl Goca Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:03
Pesë lojtarë të Kosovës azil në Spanjë, jep dorëheqje Agim Ademi

Nuk u kapërdi dot humbja e Kosovës nga Spanja me rezultat 3:1 në Sevilla, disa nga futbollistët tanë u grindën me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, duke e fajësuar atë si shkaktarin kryesor për humbje.

Gjithçka ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, duke shkuar rrugës për në hotel, filluan polemikat dhe kërkimi i fajtorit.
Pesë lojtarë në shenjë revolte kërkuan azil në Spanjë, emrat e të cilëve së shpejti do të mësohen. 

Një burim brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, tregon për tensione, por fajtor e ka lënë Ademin sepse iu ka thënë futbollistëve, nuk po tregoni angazhim e seriozitet në fushë, po bëni kiksa dhe aty plasi i gjithë skandali. 

Në mbrojtje të Ademit dolën një pjesë e ekipit, por disa nga futbollistët e kritikuan ashpër dhe i thonë se më shumë po i kushton  rëndësi veshjes dhe kravatës se sa kombëtares. 

Më e keqja është që pesë futbollistë kërkuan azil dhe nuk iu bashkuan ekspeditës që të kthehen në Kosovë.  

Kur arrijnë në aeroport të Spanjës, Ademi i sheh që pesë futbollistë i mungojnë, aty skuqet e vlon nga djersët, nuk i mbetet gjë tjetër pos të jap dorëheqje. Ai me lot në sy jep dorëheqje para futbollistëve dhe stafit të FFK-së. 

Ai në Prishtinë do të organizojë edhe një konferencë me gazetarë dhe do ta zyrtarizojë edhe dorëheqjen, të paktën do të jap të gjitha shpjegimet që e çuan deri të konflikti me disa nga futbollistë. 

Situata është alarmante te Kosova, sidomos pas përjashtimit të Aro Muriç.  Madje u akuzua se fajtor për largimin e Muriç është edhe vet FFK-ja, se qëllimisht e ka bërë, pastaj e akuzuan se ka luajtur edhe bast për sfidën Spanjë - Kosovë. Shumë probleme, shumë tensione dhe një Zot e di se ku do të përfundojë. 

Selektori Bernard Challandes asnjë fjalë nuk e tha për lojtarë, por që reagojë: Ka të drejtë presidenti Ademi! As kjo fjalë e mirë e Challandesit nuk e bindi Ademin që ta ndërrojë mendjen! Sot është 1 prilli, aprilililili - dita e gënjeshtrave.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat