Deçiq 40 minuta me një lojtar më shumë, baras me OFK Petrovac

Futboll

Deçiq 40 minuta me një lojtar më shumë, baras me OFK Petrovac

Nga: K.G. Më: 3 prill 2021 Në ora: 18:18
Deçiq 40 minuta me një lojtar më shumë, baras me OFK Petrovac

Kur nuk e do nuk e do, skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi, nuk importoi më shumë se një pikë në duel me OFK Petrovac. 

Ndeshja OFK Petrovac - Deçiq përfundoi baras (0:0). 

Pikë më rëndësi për skuadrën nga Tuzi, që synon daljen në Evropë. 

Futbollisti Ilir Camaj me shokë u orvaten deri në fund, por nuk ia dolën, përkundër se nga minuta e 50-të ishin me një lojtar me shumë, kur Bracanoviq u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Deçiq renditet në vend të dytë me 45 pikë pas 27 jave në Kampionatin e Malit të Zi, duke e lënë pas Sutjeskën me 43 dhe OFK Petrovac është në fund me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat