Tovërlani: Ballkani nuk po na dëshmon se do të shpallet kampion

Futboll

Tovërlani: Ballkani nuk po na dëshmon se do të shpallet kampion

Më: 4 prill 2021 Në ora: 23:13
Tovërlani: Ballkani nuk po na dëshmon se do të shpallet kampion

Trajneri i njohur, Afrim Tovërlani, është shprehur se Ballkanit po i mungon egoja për ta fituar titullin e kampionit pas humbjes së sotme në shëtpi kundër Prishtinës.

Në rolin e analistit në emisionin “Dueli Sportiv”, “Toki” ka deklaruar se skuadrës nga Suhareka po i mungon ajo magjia e sezonit të kaluar, duke e komentuar edhe mungesën e fantazistit Blendi Baftiu.

“Ballkani realisht nuk po na dëshmon se është skuadra që do ta fitojë titullin e kampionit, edhe pse kanë mbetur edhe nëntë ndeshje, Megjithatë nuk po e shoh një Ballkan që do ta fitojë titullin, përkundër investimeve e ardhjeve, por kampionatit nuk i dihet ka ende ndeshje, mirëpo Ballkani nuk po e shoh që e ka atë egon për ta fituar titullin”, deklaroi Tovërlani, transmeton Insporti.com.

Prishtina sot fitoi derbin e zhvilluar në Suharekë me Ballkanin duke fituar me rezultat 0:1, me autogolin e Armend Thaçit i cili shënoi në portën e skuadrës së tij.

Klubi nga kryeqyteti tani renditet në pozitën e tretë me 54 pikë, ndërsa Ballkani në të dytën me 55 pikë. Drita mban pozitën e parë me 58 pikë pas 27 javë të zhvilluara në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat