Mirlind Daku tregon kur do të largohet nga Ballkani dhe cili do jetë destinacioni i radhës

Futboll

Mirlind Daku tregon kur do të largohet nga Ballkani dhe cili do jetë destinacioni i radhës

Më: 6 prill 2021 Në ora: 18:34
Mirlind Daku

Mirlind Daku sivjet ka regjistruar sezonin më të mirë në karrierë.

Vetëm në Superligë, sulmuesi kosova ka shënuar 26 gola me Ballkanin.

Ish futbollisti i Llapit është i huazuar te Ballkani nga skuadra kroate Osijek.

Por, në fund të këtij edicioni, Daku do të rikthehet në Kroaci.

“Unë do të jap maksimumin tim që t’i arrijmë objektivat me Ballkanin. Pas përfundimit të sezonit do të kthehem te Osijeku. Ka pasur oferta nga disa skuadra, por duhet të bisedojë me trajnerin dhe klubin dhe ka mundësi që të transferohem diku tjetër” deklaroi Daku.

23 vjeçari ishte transferuar te Osijeku në vitin 2018 nga Llapi.

Për një gjysmë-sezon ishte i huazuar te Kukësi në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat