El Clasico gati për aksion: Formacionet zyrtare, Real Madridi – Barcelona

Futboll

El Clasico gati për aksion: Formacionet zyrtare, Real Madridi – Barcelona

Më: 10 prill 2021 Në ora: 20:36
El Clasico gati për aksion: Formacionet zyrtare, Real Madridi – Barcelona

Real Madridi dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen El Clasico të vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Mbretërit janë nikoqir të Blaugranave në El Clasicon e dytë të këtij sezoni, e cila zhvillohet nga ora 21:00 në Estadio Alfredo di Stefano.

Ekipi i Zinedine Zidane vjen nga një formë pozitive me tri fitore radhazi dhe synon të katërtën për ta parakaluar Barçën në vendin e dytë dhe për t’i barazuar pikët me Atleticon Madridin lider.

Në anën tjetër, ekipi i Ronald Koeman është në formë edhe më të mirë me gjashtë fitore radhazi në kampionat dhe synon fitoren e radhës për të rrëmbyer pozitën e parë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme, përkundër mungesave të theksuara.

Real Madrid: Courtois; Lucas Vázquez, Militao, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius

Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, Araujo, Lenglet; Dest, De Jong, Busquets, Pedri; Alba; Dembele, Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat