Porrini: Edhe kur isha unë me Rejën, Atalanta kishte lojtarë të mirë

Futboll

Porrini: Edhe kur isha unë me Rejën, Atalanta kishte lojtarë të mirë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 13:16
Porrini: Edhe kur isha unë me Rejën, Atalanta kishte lojtarë të mirë

Sexhio Porrini është një bashkëpunëtor i ngushtë i trajnerit të kombëtares, Edi Reja, teksa kanë ndarë shumë eksperienca në karrierën e tyre.

Së fundmi, Porrini ka folur për kohën kur me Rejën ishin te Atalanta duke theksuar se edhe në atë periudhë bergamaskët kishin lojtarë të mirë, por vitet e fundit shoqëria italiane ka shtuar edhe më shumë cilësinë.

Sakaq, Porrini ka komentuar mbi Andrea Pirlon, i cili po përjeton vitin e parë si trajner te Juventus.

“Askush nuk e priste një rritje të tillë të Atalantës, por nuk më surprizon. Isha pjesë e stafit të trajnerit Edi Reja, që ishte trajner para Gasperinit. Edhe në atë kohë kishte shumë lojtarë të mirë, por në vitet e fundit shoqëria ka shtuar lojtarë me shumë cilësi teknike.

Sa i përket zgjedhjes së Pirlos nga Juventus, për mua ishte një bast. Jo gjithmonë një kampion mund të bëhet trajner i mirë. Por, ka zgjedhur një projekt të gjatë dhe i duhet dhënë edhe mundësia për të gabuar”, u shpreh Porrini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat