Prapaskenat e një historie, Shukri Paçarada ngriti dy gishta, serbët iu turren me… 

Futboll

Prapaskenat e një historie, Shukri Paçarada ngriti dy gishta, serbët iu turren me… 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:36
Prapaskenat e një historie, Shukri Paçarada ngriti dy gishta, serbët iu turren me… 

Në fundvitet e 80-ta dhe fillim të viteve të 90-ta, Kosova vlonte nga zhvillimet politike, demonstratat e shqiptarëve kundër regjimit ish jugosllav dhe serb! 

Qetësi askund! 

Një prapaskenë interesante ka ndodhur në vitin 1990, kur futbollistët e Prishtinës, udhëtonin për në Nikshiq për të zhvilluar takimin e vlefshëm në kuadër të Ligës së Dytë të ish Jugosllavisë. 

Prishtina, sa herë që shkonte në Nikshiq, kishte probleme të mëdha me at qytet sepse ai qytet për fat të keq popullohet me shumicë serbe dhe i urrenin shqiptarët. 

Që besa Prishtinën e kishin halë në sy sepse me 12 qershor të vitit 1988 ia lëshoi ndeshjen Çelikut të Zenicës dhe si pasojë e kësaj e qiti Sutjeskën nga Liga e Parë. 

Të gjithëve nga gjeneratat e vjetra iu kujtohet ndeshja e famshme Prishtina – Çeliku, minuta e 88-të 2:0, dhe minuta e 90-të 2:3.

“Kur u futem në Nikshiq, serbët sa më kujtohet, ishin në demonstrata, dhe Shukri Paçarada nga autobusi i ngriti dy gishta lartë në drejtim të tyre, serbët u tërbuan, duke na gjuajtur me gur, as vet nuk e dijmë se si kemi shpëtuar.

Ajo që më habiti, guximi i Paçaradës dhe as vet nuk e dijmë nga ai erdhi ajo ide apo adrenalinë e veprimit të tij”, tregon në kushte anonime një ish futbollist i Prishtinës, që ishte në autobus në atëkohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat