Juventus të bindur se do të transferojnë Aouar, gati ta ofrojnë edhe një lojtar për francezin

Futboll

Juventus të bindur se do të transferojnë Aouar, gati ta ofrojnë edhe një lojtar për francezin

Më: 16 prill 2021 Në ora: 19:52
Houssem Aouar

Houssem Aouar vazhdon të jetë prioriteti kryesor i Juventusit për repartin e mesfushës.

Mesfushori i talentuar francez prej dy vitesh kërkohet nga Zonja e Vjetër, por që për vitin tjetër duket se transferimi i tij do të kompletohet.

22-vjeçari edhe këtë edicion ka shfaqur formë të mirë, teksa ka realuzar gjashtë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Lyon e vlerëson yllin e saj rreth 65 milionë euro, por Juventusi ka një plan për ta zbritur çmimin e tij.

Kampioni në fuqi i Italisë është gati të ofrojë 50 milionë euro si dhe shërbimet e Mattia De Sciglio për transferimin e Aouar në Torino.

De Sciglio aktualisht është i huazuar te Lyon ku ka shfaqur formë shumë të mirë dhe klubi francez janë të kënaqur ta kenë në skuadër edhe për vitet e tjera.

Sipas mediave italiane dhe atyre franceze, Juventus mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me Aouar, edhe pse konkurrenca mbetet e madhe.

Real Madrid, Manchester City, Manchester United, PSGdhe Arsenal janë skuadrat tjera të interesuara për shërbimet e mesfushorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat