Rrëfimi i rrallë i ish-lojtarit të Shqipërisë: Në vendin tim të zhvishnin në rrugë…

Futboll

Rrëfimi i rrallë i ish-lojtarit të Shqipërisë: Në vendin tim të zhvishnin në rrugë…

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:55
Rrëfimi i rrallë i ish-lojtarit të Shqipërisë: Në vendin tim të zhvishnin në rrugë…

Roland Zajmi është një prej emrave të hershëm që ka dalë nga futbolli shqiptar ndërsa ishte pjesë e Dinamos dhe Partizanit, përpara se të niste aventura e tij në Greqi, ndërsa ka luajtur edhe 4 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare. Zakonisht thuhet se ëndrra e vërtetë është ajo amerikane për shqiptarët, por për Zajmin ishte tjetër histori.

“Kur pashë Athinën, i jam lutur Zotit që të mos më lëviz askund tjetër”, ka thënë Ronald Zajmi ose siç quhet në Greqi, Alexandros Zaimi. Një intervistë e rrallë është dhënë për “Gazzeta.gr” duke treguar gjithë të shkuarën. Në fakt, për të qënë më të saktë duhet të themi se kjo është intervista e parë e Zajmit në gjithë këto vite, shkruan sport ekpres nga Tirana.

Si një njeri disi i turpshëm dhe me tipin që nuk i përkiste televizionit, ka zgjedhur gjithmonë që ta shmang këtë angazhim. Kur kujton të shkuarën, Zajmi nuk rri pa përmendur vitet e mbrapshta të Shqipërisë. “Përse nuk e kam dhënë kurrë një intervistë? Isha “idiot”, por në rregull, vendimi im e kishte bazën e tij. Nuk dija greqisht mirë dhe isha i turpshëm. Nuk kam qenë kurrë në TV. Nuk e bëra kur luaja futboll, e jo më tani që e kam lënë. Nuk ndihem mirë, se kam në tipin tim.

Kam 26 vite në Greqi. Në fillim ishte shumë e vështirë. Mbaj mend herën e parë kur erdha, nuk kisha qenë kurrë larg familjes. Por u rrita në ashpërsinë e Shqipërisë si fëmijë dhe arrita t’ia dalë. Në Shqipëri duhej të ishe i ashpër, e vetmja mënyrë që të mbijetoje. Kështu që, unë erdha në Greqi për një ekip si Proodeftiki, i cili ishte në gjendje të vështirë financiare. Që ditën e parë më sollën në Korydallos dhe kur unë hyra në stadium, u dashurova me të. I thashë vetes “Këtu duhet të jem, do të bëj më të mirën për veten dhe ekipin”.

Shqipëria? Unë u largova në vitet 1996-1997. Kujtoj atëherë se të qëllonin kur kaloje semaforin. Nëse do visheshe mirë do t’i merrnin rrobat, të linin në mbathje. Shumë herë kam përfunduar i zhveshur në rrugë dhe me bluzën që ma merrnin. Futbolli në Shqipëri ishte i humbur atëherë, njerëzit donin të jetonin. Kur u largova unë më pas shpërtheu gjithçka pasi u morën armt dhe gjendja u përkeqësua. Por unë nuk e përjetova këtë, familja ime po. A ndihem grek? Jam pagëzuar si një grek. Dua t’ju them të vërtetën, nuk dua të ndryshojë asgjë nga jeta ime, jam personi me më shumë fat. Kam kaluar të gjitha ato peripeci, por jam personi më me fat që jam sot në Greqi.

Kur po kthehesha njëherë drejt Greqisë me aeroplan, po shikoja Athinën nga lart dhe thashë: “O Zot, të lutem mos më largo kurrë nga këtu. Nuk e dua as Barcelonën”. Nuk erdha këtu për të ndryshuar Greqinë, Greqia më ndryshoi mua. U adaptova në zakonet e Greqisë. Që ditën e parë kur erdha në Greqi u ndieva grek. Unë nuk ndihem grek, jam grek.  Unë u pagëzova në 2005 në pishinën e notit, në Rodos, me kumbarin tim shokun tim të skuadrës Sidiropulos.

Aventura ime e parë në Greqi? Shënova gol në ndeshjen e parë dhe më pas ne kemi luajtur në shtëpi me Panelefsiniakos. Nga kjo ndeshje e tutje thashë që nëse nuk paguhem nuk do të luaj përsëri. Isha në ekip për tre muaj dhe nuk kisha marrë një dhrahmi. Dhe ata nga administrata që më morën në hotel, më nxorrën rrobat në rrugë.

Pastaj thirra prindërit e mi në Shqipëri për të gjetur atë që më solli në ekip, nëse e mbaj mend saktë e quajnë Efthymiou. Unë dhe Redi Jupi ishim transferimet e para në Shqipëri më para në 1995. Nga Dinamo Tirana shkuam te Partizani. Jupi tani është komentator në Shqipëri. Efthymiou, pra, gjeti dikë te Partizani dhe mori kartonin tim. Nga sa mësova, Proodeftiki i pagoi atij 4,000,000 dhrahmi për të marrë atë kartonin tim.

Efthymiou më tha të nënshkruaj se ai ishte menaxheri im, në mënyrë që askush tjetër të mos më merrte. Kam firmosur. Vetëm ajo që nënshkrova ishte një kontratë 5 vjeçare me zero fitim me Proodeftiki. Kur më sollën në Greqi, ai mori paratë, më dha kartonin blu dhe u zhduk. Unë kurrë nuk e pashë këtë njeri përsëri.

Disa ditë më vonë prindërit më thirrën që të kthehesha. Unë isha një nga emrat më të mirë në Shqipëri. Do të kisha gjetur një ekip dhe do të isha në shtëpi. Por i thashë se nuk do të kthehesha më në Shqipëri edhe sikur të bëja një punë tjetër në Greqi. Nuk është se nuk po luaja këtu pasi nuk mundja dot të luaja, por sepse nuk po më jepnin asnjë dhrami. Nuk doja që të quhesha i dështuar nëse do kthehesha”, u shpreh Roland Zajmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat