Arb Manaj, një sulmues i frikshëm për skuadrat turke  

Futboll

Arb Manaj, një sulmues i frikshëm për skuadrat turke  

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2021 Në ora: 20:09
Manaj

Djaloshi nga Klina, Arb Manaj, po dëshmohet gjithnjë e më i mirë në Ligën e Parë të Turqisë. 

Ai sa vijnë e kalojnë javë, po bëhet gjithnjë e më i frikshëm për skuadrat rivale.

Futbollisti nga Kosova, sot shënoi nga penalltia në minutën e 39-të për ekipin e Balikesirspor, e cila si mysafirë e demoloi me rezultat 3:0 Eskiserhispor-in, në kuadër të javës së 31-të.

Golat tjerë i shënuan Calis (45+2') e Ozgen (77'). 

Manaj është në formën më të mirë, dëshmia më e mirë është se deri me tash ka realizuar 10 gola dhe renditet në pozitën e gjashtë të golashënuesve të ligës.

Balikesirspor është në vend të 13-të me 35 pikë dhe është larg skuadrave të rrezikuara. 

Edhe katër javë dhe përmbyllet ky edicion, por Manaj ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme dhe është prej më të vlerësuarve në këtë kampionat. 

Ai sigurisht në një të ardhme të afërt do të ftohet edhe në Kombëtaren A të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat