Superliga e Evropës, UEFA: Do të bëjmë përpjekje që ta ndalojmë këtë projekt cinik

Futboll

Superliga e Evropës, UEFA: Do të bëjmë përpjekje që ta ndalojmë këtë projekt cinik

Më: 19 prill 2021 Në ora: 11:04
UEFA

12 klube nga tre liga evropiane kanë vendosur të marrin pjesë në Superligën e Evropës në projektin e gjigantit amerikan JP Morgan në bashkëpunim me DAZN dhe SKY.

Klubet që pritet të marrin pjesë në këtë superligë janë: AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur.

Klani ka dërguar pyetje në adresën e Shtëpisë Europiane të Futbollit (UEFA), për të marrë ndonjë koment shtesë lidhur me organizimin e kësaj lige.

UEFA në përgjigjen e dërguar tha se kjo organizatë dhe mekanizmat e tjerë do të bëjnë përpjekje që ta ndalojnë këtë projekt që sipas tyre është formuar për interesa vetanake të klubeve.

“UEFA, Shoqata e Futbollit Anglez dhe Premier League, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe LaLiga, dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dhe Lega Serie A kanë mësuar se disa klube angleze, spanjolle dhe italiane mund të planifikojnë të shpallin krijimin e tyre, një Super League të mbyllur, të ashtuquajtur”.

“Nëse kjo do të ndodhte, ne dëshirojmë të përsërisim se ne – UEFA, FA Angleze, RFEF, FIGC, Premier League, LaLiga, Lega Serie A, por edhe FIFA dhe të gjitha shoqatat tona anëtare – do të qëndrojmë të bashkuar në përpjekjet tona për të ndaluar këtë projekt cinik, një projekt që bazohet në interesin e vet të disa klubeve në një kohë kur shoqëria ka nevojë për solidaritet më shumë se kurrë”.

“Ne do të shqyrtojmë të gjitha masat në dispozicion për ne, në të gjitha nivelet, gjyqësore dhe sportive, në mënyrë që të parandalojmë që kjo të ndodhë. Futbolli bazohet në gara të hapura dhe merita sportive; nuk mund të jetë ndonjë mënyrë tjetër”.

“Siç ishte njoftuar më parë nga FIFA dhe gjashtë Konfederatat, klubet në fjalë do të ndalohen të luajnë në çdo konkurs tjetër në nivel të brendshëm, evropian ose botëror dhe lojtarëve të tyre mund t’u mohohet mundësia për të përfaqësuar ekipet e tyre kombëtare”.

“Ne falënderojmë ato klube në vendet e tjera, veçanërisht klubet franceze dhe gjermane, të cilët kanë refuzuar të regjistrohen në këtë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë dashamirëve të futbollit, mbështetësve dhe politikanëve, të bashkohen me ne në luftën kundër një projekti të tillë nëse do të shpallet. Ky interes i vazhdueshëm personal i disave ka vazhduar për shumë kohë. Mjaftueshem eshte mjaftueshem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat