Cikalleshi shënon, avancojnë 0:2 por humbin me rezultat 5:3

Futboll

Cikalleshi shënon, avancojnë 0:2 por humbin me rezultat 5:3

Nga: K.G. Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:34
Cikalleshi shënon, avancojnë 0:2 por humbin me rezultat 5:3

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë,  Sokol Cikalleshi, tregoi formë të mirë, shënoi dhe asistoi për epërsinë (0:2) e skuadrës së tij, Konyaspor, por nuk i mjaftoi.

Ata si mysafirë pësuan humbje me rezultat 5:3 nga Rizespor. 

Cikalleshi asistoi në golin e parë në minutën e 6-të, ndërsa realizoi në atë të 12-tën për 0:2. 

Për Rizesporin shënuan Gjokoviq (21'), Michalak (27'), Remy (68'), Samudio (74') dhe Demirbag (82'-autogol) e për Konyasporin Guilherme (6'), Cikalleshi (12'), Kravets )86'). 

Cikalleshi dhe Zymer Bytyçi u paraqitën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 65-të.

Pas javës së 36-të në elitën e futbollit turk, Rizespor zë vendin e 11-të me 42 pikë dhe ka një më shumë se Konyaspor, që renditet dy pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat