Ngjan edhe kjo në futbollin e Kosovës, mshele gojën more...po të hi shuplaka gojës

Futboll

Ngjan edhe kjo në futbollin e Kosovës, mshele gojën more...po të hi shuplaka gojës

Më: 20 prill 2021 Në ora: 18:34
Ngjan edhe kjo në futbollin e Kosovës, mshele gojën more...po të hi shuplaka gojës

Në futbollin e Kosovës kanë ndodhur disa ngjarje të pahijshme dhe Komisioni i Garave i FFK-së, ka ngritur edhe procedurë ndaj atyre akterëve të papërgjegjshëm.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje, Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë në mbledhjen e datës 20.04.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 23-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto nvendime: 

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 23-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë (me përjashtim të ndeshjeve Ferizaj – Ulpiana dhe Vushtrria – Vëllaznimi, të cilat u regjistruan me rezultate zyrtare në dobi të Ulpianës, përkatësisht Vëllaznimit).

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore: -ndaj kryetrajnerit të KF Arbëria, Arbnor Morina, ID nr.001903M64; motivi: Reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor dhe akuza ndaj të njëjtit për dëmtim në ndeshjen e stinorit vjeshtor (Arbëria – Ballkani), gjatë ndeshjes së javës së 29-të Prishtina – Arbëria.

-ndaj drejtorit të SC Gjilani, Sevdail Robelli, ID.nr.007656M79; motivi: Në minutën e 11-të të ndeshjes nga ballkoni i lokaleve zyrtare të stadiumit, zbret poshtë dhe verbalisht i drejtohet përfaqësuesit zyrtar të KF Llapi, Muhamet Rexhepi me këto fjalë: ”Mshele gojën more idiot, ti je m..., se po të hi shuplaka gojës”, duke tentuar ta kap për dore. Po ashtu kishte ofenduar stafin e KF Llapi në bankinën teknike, në ndeshjen e javës së 29-të, Gjilani – Llapi.

-ndaj KF Ferizaj; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në minutën e 93-të, derisa po i jepej ndihma një lojtari të lënduar të KF Ferizaj, një person i pa autorizuar hynë në fushë dhe nga prapa godet me grusht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, duke e paaftësuar për vazhdimin e ndeshjes Ferizaj – Ulpiana.

-ndaj përfaqësuesit për siguri të KF Ferizaj, Bujar Osmani; motivi: Në minutën e 61-të reagon në vendimin e gjyqtarit, për çka ndëshkohet me karton të verdhë. Pas ndëshkimit i njëjti vazhdon me fyerje ndaj gjyqtarit dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt, në ndeshjen e javës së 23-të të Ligës së Parë, Ferizaj – Ulpiana.

-ndaj KF Vushtrria; motivi: Aktivizim i lojtarit pa të drejtë loje. Lojtari me nr.9 Drilon Fazliu, me katër karton të verdhë është paraqitur në lojë në kundërshtim me propozicionet e garave, në ndeshjen e javës së 23-të, Vushtrria – Vëllaznimi.
-ndaj lojtarit me nr.9 të KF Vushtrria Drilon Fazliu, ID nr.007643M00. motivi: U aktivizua në lojë pa të drejt loje në ndeshjen e javës së 23-të,

Vushtrria – Vëllaznimi, pasi kishte katër (4) kartonë të verdhë nga javët 1, 14, 17 dhe 22”,  njofton Komisioni i Garave i FFK-së, Abdyl Bellopoja, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat