Abrashi, Kasami e Zhegrova me Baselin fitojnë me mund të madh në Zvicër

Futboll

Abrashi, Kasami e Zhegrova me Baselin fitojnë me mund të madh në Zvicër

Nga: K.Goca Më: 1 maj 2021 Në ora: 22:27
Abrashi, Kasami e Zhegrova me Baselin fitojnë me mund të madh në Zvicër

Baseli arkëton tre pikë të mëdha në luftë për të ruajtur vendin e dytë në Kampionatin e Zvicrës. 

Baseli me mjaft mund ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj St. Gallenit, në takimin e javës së 32-të. 

Futbollisti Arthur realizoi në minutën e 68-të, gol që rezultoi për fitoren e madhe. 

Pajtim Kasami dhe Amir Abrashi u paraqitën standardë e Edon Zhegrova nga minuta e 80-të për Baselin dhe Betim Fazliji deri në minutën e 89-të për St. Gallenin.  

Baseli renditet në vend të dytë me 47 pikë dhe St. Gallen është i shtati me 37 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat