​Premier Liga angleze destinacioni i mundshëm për Lewandowskin

Futboll

​Premier Liga angleze destinacioni i mundshëm për Lewandowskin

Më: 3 maj 2021 Në ora: 11:47
Robert Lewandowski

Nëse Bayern Munich vendos që të shes yllin e tyre, do të ishte drejt një klubi të Premier Ligës angleze.

Destinacioni i radhës i Robert Lewandowskit mund të jetë Anglia, ku thuhet se agjenti i sulmuesit do të bëjë presion në krerët e “Bavarezëve” që t’i ofrojë sulmuesit polak një marrëveshje të majme, përndryshe agjenti i tij do të kërkojë një klub që mund t’i pranojë kërkesat e tyre, raporton “SportBild”.

Sulmuesi 32 vjeçar vazhdon të jetë njëri nga golashënuesit më të mirë në botë, ku këtë sezon ka arritur që në 26 paraqitje në Bundesligën gjermane të shënojë 36 gola, përcjell KosovaPress.

Kontrata aktuale e Lewandowskit me Bayernin skadon në fund të vitit 2023, dhe nëse “Bavarezët” nuk arrijnë që të përmbushin kërkesat e tij dhe të agjentit të tij, sulmuesi polak mund të largohet drejt Premier Ligës angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat