Kryetrajneri i Prishtinës: Më gëzon që jemi me këmbë në tokë

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Më gëzon që jemi me këmbë në tokë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:32
Kryetrajneri i Prishtinës: Më gëzon që jemi me këmbë në tokë

Prishtina ka vazhduar me fitore edhe sot, duke vazhduar kështu dhe me kryesimin në tabelë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superligë, kryeqytetasit shënuan fitore 0:3 në udhëtim te Besa.

Otto John shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa një e shënoi edhe Besnik Krasniqi nga pika e bardhë.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, pas ndeshjes për mikrofonin e “Art Sport” u shpreh: “Me të vërtetë ishte shumë e vështirë përballë një Bese që lufton deri në fund. Nuk u dorëzua. I uroj futbollistët e mi për fitoren.

Më gëzoj qasja e këtij takimi nga lojtarët. Si duket kemi marrë mësime nga dy takimet e Besës që i kishte ndaj Dritës dhe Trepçës ’89. Jam i gëzuar për fitoren. E menaxhuam deri në fund rezultatin dhe nuk pranuam gol.

Më gëzon që jemi me këmbë në tokë. Nuk kemi eufori. Derisa i fitojmë ndeshjet, nuk na interesojnë tjerët. Tani duhet vetëm t’i fitojmë ndeshjet tona”.

Prishtina është lidere me 72 pikë, tri më shumë se Drita dhe pesë më shumë se Ballkani që ndeshjen e kësaj jave e luan nesër ndaj Arbërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat