Morina sikur në qiellin e shtatë: Më pari duhet me dhanë atë që të flenë në shpirt

Futboll

Morina sikur në qiellin e shtatë: Më pari duhet me dhanë atë që të flenë në shpirt

Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:20
Morina sikur në qiellin e shtatë: Më pari duhet me dhanë atë që të flenë në shpirt

Arbëria ka shkaktuar befasinë e xhiros së 33-të të Superligës së Kosvoës, pasi ka mposhtur Ballkanin si mysafir me rezultat 2:3, raporton Insporti.

Skuadra nga Dobraja e Lipjanit fitoi këtë ndeshje me shumë mund, duke bërë befasinë e madhe të kësaj xhiro.

Pas ndeshjes trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina për mikrofonin e “Art Sport” deklaroi se fati ishte në anën e tyre dhe qetësia më e madhe se sa ajo e Ballkanit.

“Më pari duhet me dhanë atë që të flenë në shpirt, kënaqësi me lujt në Suharekë edhe kundër një ekipi që ka ba revolucion në Kosovë, si duket ne kemi qenë më të qetë se sa Ballkani. Ne po tregojmë pa pjekuri pasi në shtëpi kur po jemi në avantazh po pësojmë gola. Duhet me thanë pak edhe që fati ka qenë me ne sot”.

Arbëria me këtë fitore mbetet ende në garë për të qëndruar në Superligë, pasi renditet në pozitën tetë me 36 pikë.

Ndërsa, Ballkani mbetet prapa në garën për titull, pasi renditet në pozitën e tretë me 67 pikë, pesë pikë më pak se sa Prishtina që mban pozitën e parë me 72 pikë pas 33 xhiro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat