Bajrami: Mezi po pres të vesh fanellën e Shqipërisë

Futboll

Bajrami: Mezi po pres të vesh fanellën e Shqipërisë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:58
Bajrami: Mezi po pres të vesh fanellën e Shqipërisë

Një talent nga Seria A për Shqipërinë. Nedim Bajrami dhe Empoli kanë siguruar ngjitjen në elitën e futbollit italian me djaloshin kuqezi protagonist me 7 gola dhe 10 asiste.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, fantazisti 22-vjeçar flet për sezonin fantastik me Empolin, pritshmëritë për Serinë A, ofertat në adresë të tij dhe mbi të gjitha flet për Shqipërinë.

Grumbullimin e parë, por edhe pse beson se mund të vishet kuqezi dhe të marrë zgjidhje pozitive ngërçi me pengesën ligjore nga FIFA. Me një shqipe të kulluar, Bajrami ofron afrimitet në bisedë dhe gatishmëri për t’u prezantuar për tifozët shqiptarë, duke treguar origjinën e tij si dhe idhujt që nga fëmijëria.

“Po kërkoj me ngulm dhe me zor po pres. Them ishalla po vjen sa më shpejt ajo dita që të mund të vesh fanellën kuqezi”, deklaron ndër të tjera Bajrami për “Panorama Sport”.

Nedim, nga e kanë origjinën prindërit e tu?

Unë kam lindur në Zvicër, ndërsa mami e babi kanë lindur në Maqedoni. Babin e kam nga Tetova dhe mamin e kam nga Gostivari.

Urime për shqipen e kulluar që flet, edhe pse ke jetuar larg trojeve shqiptare gjithë jetën…

Nuk e kam keq (qesh…).

Çfarë është Shqipëria për ty?

Shqipëria për mua… (Qesh). Unë e kam zgjedhur Shqipërinë me zemër. Jam i lumtur që jam shqiptar. Jam krenar! I gëzuar që mund të jem pjesë e Kombëtares dhe ishalla mund të luaj në vijim me të. Jam duke pritur, pasi këtë periudhë ka nevojë për disa dokumente dhe ishalla po më realizohet kjo gjë. Dua të luaj me Shqipërinë. E kam zgjedhur unë vetë me zemër që të jem me Shqipërinë. Ishalla do të mundësohet një ditë kjo.

A ke shpresë se mund të zgjidhet ky ngërç juridik?

Me dokumentet po merret federata dhe nuk di të them detaje se çfarë po ndodh.

Nedim, si po shkon ecuria tek Empoli?

Jam prej dy vitesh tek Empoli që kur erdha nga Grasshopers. Ndihem shumë mirë në këtë skuadër. Jam shumë i lumtur që e bëmë hapin e madh këtë sezon, për t’u ngjitur në Serinë A, një hap i madh për mua dhe të gjithë skuadrën që fituam kampionatin dhe edicionin e ardhshëm do të jemi në elitën e futbollit italian.

Çfarë do të thotë për ty kjo arritje?

Ka qenë një ëndërr. E tani ëndrra m’u bë realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat