Barcelona dhe Chelsea pas De Ligt, Juventus i jep përgjigje menjëherë

Futboll

Barcelona dhe Chelsea pas De Ligt, Juventus i jep përgjigje menjëherë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 15:02
Matthijs de Ligt

Tuttosport njofton se disa ditë më parë Juventusi ka refuzuar dy oferta nga Barcelona dhe Chelsea për Matthijs de Ligt.

Qendërmbrojtësi u transferua nga Ajaxi në vitin 2019 për 85.5 milionë euro dhe ka kontratë deri më 2024.

Megjithatë, 21 vjeçari konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë të “Zonja e Vjetër” dhe nuk po flitet për largimin e tij.

Ditë më parë, mbrojtësi kishte deklaruar se ëndërron që një ditë të bëhet kapiten i skuadrës.

De Ligt nuk ka luajtur shumë këtë sezon, fillimisht i dëmtuar dhe më pas u infektua edhe me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat